Gjykatës së Mitrovicës konfirmoi: “Është caktuar masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit në interes të hetimeve të cilat posa kanë filluar”.
Por, si kishte ndodhur rasti?
Me datën 08.09.2022, në orët e mbrëmjes Policia në Mitrovicë kishte pranuar një informatë se në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ishte dërguar një person e gjinisë femërore pa shenja jete.
“Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa sipas mjekut kujdestar viktima B.Y e moshës 19 vjeçare ishte pranuar në spital pa shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa policia ka filluar me veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, ku në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar disa dëshmitarë kurse rasti me udhëzim të prokurorit ishte cilësuar si ,,Vdekje e dyshuar””, kishte njoftuar policia.
Por, më 9 shtator si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Mitrovicë Jug (NJHR) në koordinim me prokurorin e shtetit, “hetuesit e NJHR-së kanë arrestuar personin L.SH, 19 vjeçar, duke u bazuar në dyshimet se viktima kohët e fundit kishte qenë në presion të vazhdueshëm nga i dyshuari, në këtë rast i fejuari i viktimës”.
Ndaj të dyshuarit në fjalë është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale: ,,Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje”.