Paraburgoset Millun Millenkoviq-Llune nën akuzën për sulm terrorist

Paraburgoset Millun Millenkoviq-Llune nën akuzën për sulm terrorist

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke i caktuar kështu masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it Millun Millenkoviq-Llune.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimin për Drejtësi”, Mirlinda Gashi, zëdhënëse për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Millenkoviq-Llune është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi terrorist” që kishte ndodhur ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve-KKZ në dhjetor të vitit të kaluar, në të cilën ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe ish-zyrtari policor i Kosovës, Dejan Pantiq.

Po ashtu Millenkoviq-Llune dyshohet edhe për veprat tjera penale të ndërmarra ndaj ushtarëve të KFOR-it, ku për këto dyshime Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke mbledhur prova dhe dëshmi që e implikojnë të njëjtin edhe në kryerjen e veprave tjera penale.

Related Articles