Paralajmërimi i SBASHK-ut për grevë në arsim, Nagavci nuk beson se do të ndodhë një gjë e tillë

Paralajmërimi i SBASHK-ut për grevë në arsim, Nagavci nuk beson se do të ndodhë një gjë e tillë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u është përgjigjur paralajmërimeve të SBASHK-ut për një grevë të mundshme në tërë sistemin arsimor.

Nagavci nuk beson se do të ketë ndërprerje të mësimit, derisa thekson se janë duke punuar në lidhje me këtë çështje.

“Unë besoj që nuk do të ketë ndërprejre, kam punuar edhe vetë në arsim, dhe e dijë sa të ngarkuara janë situatat kur ka pasë greva”.

“Kam qenë drejtoreshë e shkollës në njërën nga grevat që janë organizuar, dhe e dijë edhe tensionet, presionin, stresin që e kanë pasë vetë mësimdhënësit, dhe natyrisht si Qeveri jemi duke punuar për të përmirësuar çdo ditë jo vetëm kushtet në arsim në të gjith nivelet, edhe në aspektet e infrastrukturës ligjore edhe të asaj fizike, por edhe për të rregulluar padrejtësitë që u evidentuan në ligjin që u shpallë anti-kushtetues”.

“E kemi parasysh se ky ligji i pagave rregullon pagat e mbi 80 mijë zyrtarëve publik dhe është një punë tepër e madhe në nuk jemi të interesuar te sjellim një ligj sa për të sjellë , dhe grupet punuese kanë punuar në këtë drejtin, dhe në si ministri i kemi dhënë komentet tona”. Tha Nagavci në Prime Time

Ndryshe, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar grevë në arsim pas datës 20 prill.

Jasharaj tha se nëse nuk merren parasysh kërkesat e kësaj sindikate, nga 20 prilli punëtorët e arsimit do të hyjnë në grevë, e për këtë fajtor sipas tij është kryeministri Kurti.

“Këta punëtorë të arsimit, nga 20 prilli do t’i shohësh në grevë dhe populli lë ta dijë se fajtori i vetëm është kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Në të ardhmen do të jemi këtu, sepse është sheshi ynë, në të ardhmen do të jemi në shkolla, por do të jemi në grevë”, është shprehur Jasharaj.

Related Articles