Reduktimet me energji elektrike mund të kthehen sërish në Kosovë, derisa një paralajmërim të tillë e ka dhënë Operatori i Sitemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).
Paralajmërimi i KOSTT’it vjen pasi Gjykata e Apelit vërtetoi atvendimin e Themelores për pezullimin e tarifave të shtrenjta të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji( ZRRE).
Nga kjo kompani kanë bërë thirrje që të ndërmerren masa të shpejta për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit, për t’iu shmangur reduktimeve.
“KOSTT ngre zërin për pamundësinë e mbulimit të kostove të shkaktuara dhe atyre që pritet të ndodhin në qoftë se nuk ndërmerren masa të shpejta për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit. Nëse nuk ndodhin këto veprime atëherë do të rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike në vend, do të aplikohet masa për reduktimin e konsumit si dhe rrezikohet seriozisht Marrëveshja e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E”, thuhet në reagimin e kompanisë.