Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se Lista Serbe të tërhiqet nga institucionet në Kosovë.
“Nëse Asociacioni i Komunave Serbe nuk formohet, ajo [Lista Serbe] do të tërhiqet nga institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë”, është shprehur Drecun, për RTS.
Ai ka theksuar se në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Listës Serbe i është dhënë besim i madh i cili sipas tij ka ardhur pas koordinimit të ngushtë me Beogradin. / Gazeta Enigma.