Paralajmërohet valë e re e COVID-19, a do të ketë shtrëngim të masave në Kosovë?

Paralajmërohet valë e re e COVID-19, a do të ketë shtrëngim të masave në Kosovë?

COVID-19 ende nuk ka kaluar, përkundrazi situata mund të rëndohet sërish në vend, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Infektologët po paralajmërojnë se në vend mund të shpërthejë një valë e re infektimesh me koronavirus duke pasur parasysh shkallën e imunizimit në Kosovë.

“Është një situatë e rëndë në nivel regjional, ballkanik, evropian dhe botërorë, ku ende ka raste me infektime me variantin e ri Delta Plus, që është shqetësuese”, ka thënë infektologu Ramadani për Gazetën ‘Enigma’.

Infektologu, Hamdi Ramadani

Njëherit, ai ka theksuar se “Edhe pse disa nga këto vende kanë siguruar shkallë të larë të popullsisë me imuzim të plotë, si Portugalia, Suedia, Danimarka etj. Kjo e fundit ka mbi 83% të vaksinuar dhe prap se prap po përballet me valën e re të COVID-19”.

Edhe në Kosovë sipas infektologut, Hamdi Ramadani, kjo mund të ndodhë për shkak se në vend ka një numër të madh të qytetarëve të pa vaksinuar.

“Janë vetëm 750 mijë qytetarë që janë të imunizuar plotësisht me dy doza të vaksinës”,ka thënë ai.

Përderisa në shumë vende të botës janë vendosur masa të veçanta për personat e pavaksinuar, në Kosovë nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.

“Nga ana tjetër koha e ftofët, grubullimi i shumë njerëzve, tubimet e ditëve të kaluara nëpër vende të mbyllura pa asnjë respektim të masave udhëzuese për parandalimin e pandemisë, si maska, distanca, higjena ishin fare pak ose hiq të respektuara.nga qytetarët dhe në disa raste edhe bartësitë e Institucioneve të shtetit”, ka deklaur Ramadani.

Sipas Ramadanit të gjitha këto janë një faktor shumë me ndikim që mund të përhapet ose rritet numri i rasteve me infeksione me pandeminë dhe nga ana tjetër edhe me Gripin sezonal.

“Interesimi i popullatës për marrje të vaksinës sikur ka shënuar rënje krahas  interesimit në kohën e shtatorit ku ka pasur mbi 10 mijë qytetar në ditë që kryenin vaksinimin antiCOVID”, ka kujtuar Ramadani.

Njëherit, ai ka thënë se “Edhe pse për momentin situata është mirë kjo nuk mund të jetë edhe e qëndrueshme për një kohë të gjatë bazuar në trendin, aspektin epidemiokogjik në rajon dhe Europë e atë botërorë pasi që nuk kemi ende shkallë të mirë tբ vaksinimit ku duhet të jetë mbi 70 % e tutje të jenë të vaksinuar komplet kurse në disa grupe edhe me një dozë të tretë pasi që imuniteti bie shpejt tek grupmosha e pleqërisë”.

Sipas Ramadanit “Ne jemi ende larg një shkalle të vaksinimit në masë me mbi 70% e më shumë, kur në rajon, ballkan dhe në botë kanë shumë përballje të ashpër me krizën e pandemisë duke i shtuar edhe variantin Delta Plus”.

Pra, “mund të jemi edhe ne në këto situata ku do të ketë një valë të rritur me pandemi edhe në vendin tonë”, ka theksuar Ramandani.

“Apeloj që sa më shumë të vaksinohen, duke përfshirë edhe moshat mbi 12 vjeç e tutje në mënyrë që situata me pandeminë të jetë e qëndrueshme dhe e kontrolluar, që të mos kemi një situatë të ashpիr dhe të rënduar”, ka përfunduar Ramadani.

A do të ketë shtrëngim të masave?

Ministria e Shëndetësisë

Pavarsisht se janë kontaktuar nga Gazeta ‘Enigma’, Ministria e Shëndetësisë nuk kanë kthyer përgjigje.

Por, nga kjo ministri kanë thënë për një medium tjetër se janë duke e përcjellur me kujdes situatën në shtetet tjera, e cila ka filluar të përkeqësohet.

“Masat rishqyrtohen në vazhdimësi në varësi të situatës epidemiologjike. Për momentin janë në fuqi masat sipas vendimeve të muajit tetor për masat Anti-COVID-19, ndërsa situata po përcillet me mjaft kujdes, duke pasur parasysh përkeqësimin e saj në shtetet e Evropës dhe në rajon”, kanë thënë zëdhënës për informim.

Tutje nga kjo ministri kanë deklaruar se është e rëndësishme që të zbatohen masat që janë në fuqi, sidomos tani që në vend është identifikuar edhe varianti Delta Plus i COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se shumë shpejt do të fillojnë edhe me dhënien e dozës së tretë të vaksinës.

“Për MSh’në është shumë me rëndësi që të zbatohen masat në fuqi, aq më tepër që tashmë janë regjistruar edhe raste të variantit Delta Plus (të SARS COV-2), ndërkohë që situata e mëtejme është shumë e ndërlidhur me procesin e vaksinimit të popullatës, për çka i bëhet thirrje asaj kategorie që ende nuk janë vaksinuar, që ta bëjnë sa me parë këtë. Shpejt do të fillojë edhe dhënia e dozës përforcuese dhe dozës së tretë, sikurse që do të fillohet me vaksinimin e fëmijëve edhe nëpër shkolla, derisa ka prindër që tashmë kanë filluar t’i vaksinojnë fëmijët në qendrat e vaksinimit dhe përmes ekipeve mobile”, kanë shtuar nga MSH.

Besim Kodra, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve

Ndërkohë, Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve thotë se legjislacioni në fuqi nuk lejon që vaksinimi të bëhet i obligueshëm, por sipas tij vendosja e masave specifike mund të bëhet.

“Ne konsiderojmë se institucionet duhet të veprojnë ndaj secilit që bie në kundërshtim me masat që janë marrë nga institucionet e Kosovës, duke përfshirë këtu lirinë e lëvizjes për sektorë të caktuar, qendrat tregtare, institucionet arsimore, në mënyrë që edhe këta qytetarë që po refuzojnë të marrin vaksinat të stimulohen për t’u vaksinuar në mënyrë që të mund të kryejnë lëvizjen dhe nevojat e përditshme”, deklaroi Besim Kodra për Gazetën ‘Enigma’.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve të fundit dhjetë qytetarë janë infektuar me COVID-19.

Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë teksa janë shëruar 13 pacientë. Janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 232./Gazeta Enigma/

Related Articles