Në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët dhe me temperatura të ulëta gjatë fundjavës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat do të lëvizin nga -4 gradë Celsius deri në 6 gradë Celsius, njofton Gazeta Enigma.
Në njoftimin e IHMK-së për ditët e shtunë dhe të dielë, thuhet se:
- Të shtunën, moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Në mëngjes, nëpër ultësira pritet mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë 2-5 gradë Celsius. Erëra të lehta nga verilindja (1-4 m/s) do të fryjnë.
- Të dielën, pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes priten ngrica, ndaj shoferët dhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -4 deri në -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të variojnë nga 3-6 gradë Celsius. Erëra të lehta deri në mesatare nga verilindja do të fryjnë.
Për shkak të ngricave, rekomandohet kujdes i shtuar gjatë udhëtimeve dhe aktiviteteve në natyrë./GazetaEnigma/