Gjatë javës së ardhshme në vendin tonë, parashikohet të mbaj mot me kushte të ndryshueshme atmosferike, me vranësira të shpeshta, reshje të herëpashershme shiu dhe intervale të shkurta me diell.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, më 7 dhe 8 prill një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë edhe në rajonin tonë, duke sjellë një masë ajrore të ftohtë.
E hënë
Moti do të jetë kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
E martë
Parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të zbresin nga 3°C deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 8°C deri në 11°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
E mërkurë
Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 °C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 17°C. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
E enjte
Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat Vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 12°C deri në 16°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.
E premte Moti do të jetë i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 4C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 15°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.