Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Edhe të dielën parashihet mot kryesisht i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Related Articles