Parashikimi i motit për këtë javë, ja sa do arrijnë temperaturat maksimale

Parashikimi i motit për këtë javë, ja sa do arrijnë temperaturat maksimale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për katër ditët e ardhshme, raporton Gazeta “Enigma”.

Deri të premtën, sipas IHK-së do të mbajë mot me diell, ndërsa temperaturat do të shkojnë mbi 30 gradë Celsius.

Parashikimi i Motit për katër ditët e ardhshme (22–25 gusht 2023):

E marte- Mot me diell dhe vranesira të lehta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

E merkurë – Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e marte.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

E enjte- Të enjten parashihet mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat gjatë ditës mund te sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale mbeten konstante, ndersa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta.

Të premten – Dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesëshme. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ritje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Gjatë këtyre katër ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhezimeve të IKSHP. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles