Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se në vikend parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas IHK-së, të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira te pakta parashihen në relievin malor. Temperaturat do të jenë në rritje në krahasim me ditët e fundit.
Ndërsa të dielën mot i nxehtë dhe me temperatura të ngjashme. Në pjesën e dytë të ditës parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara të shiut.