Në Kosovë pritet të kemi mot me intervale të gjata kohore me diell paradite dhe në mesditë.
Pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ka gjasa që të ketë breshër afatshkurtër.
Të dielën pak më qetë, por ende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e hëna stabilizim gradual i motit, por mbesin gjasat për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë në viset kontinentale.