Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Prishtina Weather njoton se sot do të jetë ditë me mot të vranët, ndërsa në orët e pasdites pritet të ketë edhe reshje shiu.

“Mjegull në mëngjes përgjatë ultësirave, që gjatë ditës shpërndahet. Pasdite vransirat në shtim, e orëve të mbrëmjes mundësi për riga lokale shiu”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

24.12 – Mjegull në mëngjes përgjatë ultësirave, që gjatë ditës shpërndahet. Pasdite vransirat në shtim, e orëve të mbrëmjes mundësi për riga lokale shiu.

25.12 – Kthjellët dhe me diell. Në ultësira mjegull orëve të mëngjesit, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.

26.12 – Mjegull në ultësira, që mund të mbetet edhe gjatë ditës. Sipër shtresave të mjegullës kryesisht kthjellët dhe me diell.

27.12 – Mjegull orëve të mëngjesit, e pasdite vransira me mundësi për riga lokale shiu.

28.12 – Kryesisht me diell.

Temperaturat në rritje, minimalet edhe deri në 1C e 2C, ndërsa ato maksimale deri në 10C e 12, e nga dita e mërkurë pritet të zbresin në 6C e 8C. Në pjesë ku mjegulla mbetet edhe orëve të pasdites, temperatura do të jenë ndjeshëm të ulëta.

Do të dominojnë më shumë qetësitë, por se herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s, e të shtunën mbrëma nga verilindja edhe mesatare 4-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

Related Articles