Parim Olluri – Insajderi.org, të akuzuar për shantazh publikojnë të pavërteta për biznesmenin Florim Zuka

Parim Olluri – Insajderi.org, të akuzuar për shantazh publikojnë të pavërteta për biznesmenin Florim Zuka

Më 24 nëntor të vitit 2017, ish-Ministri i Transportit Fatmir Limaj, së bashku me Nexhat Krasniqin, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zukën ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në rastin gjyqësor të njohur si MTPT.

Zuka dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm nga gjyqtarja e EULEX-it, suedezja Mare Tuma.

Fakti që biznesmeni Florim Zuka ishte shpallur i pafajshëm nuk i ka bërë përshtypje portalit Insajderi.org i cili për muaj me radhë po e sulmon pa fakte Zukën përmes shkrimeve të sponsorizuara për t’ia njollosur emrin biznesmenit Zuka që tani mban pozitën e Presidentit të klubit të futbollit SC Gjilani.

Madje, shkrimet tendencioze dhe pa asnjë fakt të portalit në pronësi të Parim Ollurit shkuan deri në atë pikë se kinse klubi i Gjilanit do ta mbështeste Agim Ademin edhe për një mandat për kryetar të FFK-së, në këmbim të një tenderi për kompaninë TALI SH.P.K. për punime në kompleksin nacional të futbollit në Hajvali.

Megjithatë, biznesmeni Zuka e ka mohuar pikërisht për këtë portal se nuk ka fituar tender direkt nga FFK-ja, por ka thënë se është vetëm nënkontraktor.

“Po unë jam pronar i kompanisë Tali, dhe ne jemi nënkontraktor në punimet tek Qendra Stërvitore e Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali. Tenderin e ka fituar kompania Milenium SHPK, ne jemi nën kontraktor dhe kemi filluar punën qe dy tri ditë”.

Portali Insajderi.org ka vazhduar me akuza të pabaza ndaj biznesmenit Zuka duke e publikuar një foto të Zukës bashkë me stafin e klubit të SC Gjilanit në Turqi gjatë fazës përgatitore duke aluduar se Zuka është i afërt me Ademin.

Por, e vërteta është se kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i pati takuar të gjitha klubet që po zhvillonin stërvitjet në Turqi.

Pra, edhe në këtë rast ky mediuim ka shpifur duke mos e treguar të vërteten.

Gazetari Olluri dhe medium online “Insajderi.org” kanë nisur prej kohësh një fushatë denigruese ndaj biznesmenit Zuka duke shkruar një mal me të pavërteta, për të cilat tashmë është e sigurt që do të jap llogari para organeve kompetente, pasi që Zuka me avokatët e tij ka përgatitur padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për disa nga artikujt e publikuar nga ky gazetar dhe ky medium.

Kush është Parim Olluri dhe Insajderi.org?

Parim OIluri dhe ish-bashkëpronari i tij Vehbi Kajtazi janë njoftuar me organet e rendit në Kosovë për keqpërdorimet e mëdha të këtyre dy të fundit, shkruante insajderi.com

Për dyshimin e bazuar për veprat e kundërligjshme të Ollurit dhe Kajtazit, ekziston edhe kallëzim penal në Policinë e Kosovës.

Dyshja janë edhe subjekt i hetimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë në Departamentin për Çështje Ekonomike.

Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi

Padia për drejtorin e Insajderi.com Parim Olluri dhe ish-kryeredaktorin Vehbi Kajtazi, bëhet nën dyshimin e bazuar se kanë kryer disa vepra të rënda penale.

Olluri-Kajtazi, siç e saktëson edhe kallëzimi penal – përmbajtja e të cilit ekskluzivisht publikohet për lexuesit në këtë pjesë të katërt të serisë së shkrimeve “Dosja Olluri-Kajtazi” – dyshohen për vepra të shumta penale.

Pra, për këtë dyshe ekziston dyshimi i bazuar se kanë përdorur shantazhin, se kanë shkaktuar vjedhje në raport me bashkëthemeluesin e Insajderit, gjithashtu se janë shmangur nga tatimi në disa raste.

Dyshimi për vepra penale vazhdon me shpëlarje të parave, blerje ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, veprën penale të mashtrimit, keqpërdorim të besimit dhe shpërdorim të pasurisë së huaj.

Këto mashtrime të pa precedent në historinë e gazetarisë së pasluftës në Kosovë, dyshohet të jenë bërë nga vitit 2016 e deri në vitin 2020.

Po ashtu ekziston dyshim i arsyeshëm se Olluri e Kajtazi kanë shantazhuar një numër të madh të bizneseve përmes emisionit “InDoks”, duke kërkuar shuma marramendëse në kompensim të kryerjes së favoreve për këto biznese.

Pra Olluri dhe Kajtazi, e kishin zhvilluar mashtrimin e tyre në dy drejtime paralelisht. Në raport me bashkëthemeluesin e Insajderit dhe në anën tjetër me njerëz nga të cilët dyshohet se përfituan me anë të shantazheve, kërcënimeve dhe ujdive të ndryshme.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles