Vuçiq i krahason Kurtin e Gjukanoviqin me mizat

Vuçiq i krahason Kurtin e Gjukanoviqin me mizat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu ka dhënë kryeministrit kosovar, Albin Kurtit dhe presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, epitetin e mizave që sillen përreth kafshëve për të përfituar nga ushqimi i tyre.

Këtë cilësor, serbi e dha në një adresim drejtuar popullit, pas reagimeve nga Prishtina dhe Podgorica për blerjen e sistemit raketor kinez FK3, i cili sipas tij, është sistem i mbrojtjes kundërajrore.

Duke pohuar se shumë liderë të rajonit e shohin veten si luaj, tigra e elefantë, ai për vete tha se zgjedh të jetë “një kafshë që nuk gjendet në cirk”.

“Ne në Ballkan kemi plotë nga ato kafshët e mëdhaja, por unë më parë do të pranoja rolin e ujku vetjak, e jo hienave të paturpshme. E aq më pak, të jem mizë që sillet rreth tyre dhe pret t’ia sjellin prenë”, tha Vuçiq.

Sipas tij, Kurti e Gjukanoviq, më mirë do të ishte të merreshin me brengat e tyre të kriminalitetit, kurrupsionit dhe ekonomisë, dhe që Serbinë ta lënë të qetë.

“Provojnë të na paraqesin sikur dikush që e cenojmë paqen në rajon, edhe pse jemi të rrethuar me territore të NATO-s. Por,  nuk dinë ta thonë se në çfarë mënyrë i kanosim ata me armë mbrojtëse”, tha presidenti serb.

Related Articles