Parim Olluri s’i ndal shantazhet, tash shpif për biznesmenin Ibrahim Krivaqa

Parim Olluri s’i ndal shantazhet, tash shpif për biznesmenin Ibrahim Krivaqa

Portali Insajderi.org i drejtuar nga shantazhuesi i biznesmenëve Parim Olluri, ka vazhduar me lajme të pavërteta ndaj biznesmenëve në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.

Kësaj here, cak i Ollurit ka qenë biznesmeni nga Gjilani Ibrahim Krivaqa. Për këtë të fundit Insajderi.org ka shkruar kinse është oligark i Lëvizjes Vetëvendosje duke e mbështetur këtë parti financiarisht.

Por, cila është e vërteta?

Në një reagim të gjatë në Facebook, biznesmeni Krivaqa e ka mohuar se i është bërë ndonjë favor nga komuna e Gjilanit.

‘’Komuna e Gjilanit nuk më ka bërë asnjë favor mua apo kompanive që i drejtoj, përkundrazi jemi ngarkuar me tatime në pronë të pabazuara, pasi që vlerat e pronave janë vlerësuar pas privatizimit 16 herë më shumë sesa vlera e tregut, ndërkaq në vitet e fundit 3-4 herë më shumë sesa vlera e tregut’’, ka shkruar Krivaqa. 

Sipas Krivaqës, për Insajderin më e lehtë ka qenë t’i besoj një “politikani” shpifës dhe amator në analiza, sesa t’i vërtetoj faktet; t’i besoj një “politikani” që asnjëherë nuk i ka mbrojtur interesat e qytetarëve të cilët kinse i përfaqëson, e lëre më të mbroj biznesin apo bizneset nga taksat e të cilit paguhet, apo ndoshta edhe në versionin më banal ky “politikan” përdor informata të përgjysmuara të urdhërdhënësve të tij të cilët nuk kanë pasur guximin ta tregojnë fytyrën.

‘’Të pavërteta tjera të Insajderit dhe “Politikani” amator: Albimi nuk është kompani ndërtimore. Newco Integj LLC nuk është privatizuar me Spinoff Special, por me SpinOff të rregullt. Nuk jam pronar i klubit të futbollit FC Gjilani. Pëlqimi urbanistik është marrë në mandatin e Kryetarit të kaluar’’.

Krivaqa, ka theksuar se edhe në pushtetet e kaluara, por edhe në këtë të fundit gjithmonë ua ka ofruar versionin më të favorshëm dhe më të arsyeshëm edhe përkundër faktit që rastet i kanë fituar në Gjykatë, përkatësisht që të rivlerësohet prona me metodën adekuate.

‘’Duke ju ftuar të kërkoni falje ndaj meje personalisht për etiketim si oligark si dhe për etiketim të bizneseve të apostrofuara në shkrimin tuaj si përfitues të benificioneve nga partia në pushtet, me çka po dëmtoni edhe reputacionin tim si ndërmarrës por edhe të biznesit tim që ka arritur të depërtojë edhe në tregjet e jashtme’’.

Ai ka ftuar Insajderin që ta marrin komplet dosjen rreth tatimin në pronë procedurat administrative dhe gjyqësore me të gjitha provat në shkresa të lëndës si dhe dokumentacionin rreth lejes ndërtimore, që siç ka thënë ai ‘’ta sillni një hulumtim objektiv lidhur me çështjet që keni ngritur në shkrimin tuaj’’.

Kush është Parim Olluri?

Gazeta Enigma ka raportuar ditë më parë se për një kohë të gjatë gazetari Parim Olluri, kishte vendosur që kapacitetet investigative t’i përdorte, jo më për qëllimin fisnik të gazetarisë, por për pasurim personal, duke bërë lajme me pagesë e duke shantazhuar biznesmenë të shumtë në Kosovë në këmbim të parave, madje duke përfituar edhe shtëpi në një lagje luksoze në Prishtinë.

Në këtë formë, Olluri, përfitoi shtëpi, vila e banesa duke mashtruar, ish-pronarin e Insajderi.com Florim Alaj, por edhe duke shantazhuar pronarë të bizneseve në Kosovë.

Për dyshimin e bazuar për veprat e kundërligjshme ndaj Ollurit ekziston edhe kallëzim penal në Policinë e Kosovës.

Olluri, bashkë me autorin e emisionit Indoks, Visar Duriqin, redaktor në portalin Insajderi.org vitin e kaluar futet në pazar lajmesh me Halit Sahitajn, të cilin vetë ai në një dokumentar e kishte portretizuar si njeri të dyshuar që punon për shërbime sekrete ruse.

Në audio-incizimin e publikuar nga “Shqip.com” dëgjohet Halit Sahitaj teksa kërkon nga gazetari Visar Duriqi t’i publikojë disa artikuj për kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, Behxhet Pacollin dhe një për Institucionin e konfiskimit të makinave. /Gazeta Enigma/

Related Articles