Paris Saint Germain ka shkuar në finale të Champions League, pasi mposhti Bayern Munihun me rezultat të përgjithshëm 6-5.
Bayerni nuk arriti që ta bëj një rikthim në shtëpi, megjithëse barazuan në këtë ndeshje të kthimit 1-1.
Në ndeshjen e sontme në Allienz Arena, golin për PSG-në e shënoi Dembele qysh në minutën e tretë, ndërkohë që Bayerni barazoi krejt në fund të ndeshjes, përmes Harry Kane.
Në finale, PSG-në e pret ndeshja me Arsenalin, më 30 maj, në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest. /Gazeta Enigma
