Parlamenti Europian i bën thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Parlamenti Europian i bën thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe njihet nga 111 shtete. Megjithatë, ajo ende nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së: Greqia, Qiproja, Spanja, Rumania dhe Sllovakia, pavarësisht se gjithçka tregon se Kosova po i “afrohet” Europës me ritme shumë të shpejta.

Në fund të fundit, këtë e dëshmon heqja e vizave në vitin 2024 për qytetarët  që udhëtojnë drejt BE-së. Në fakt, javën e kaluar, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë për “raportin e progresit” të Kosovës për vitin 2022, një raport që vërteton përparimin e rëndësishëm të Kosovës.

Ndërsa, në të njëjtën kohë, eurodeputetët theksojnë periudhën e gjatë të stabilitetit politik pas zgjedhjeve të vitit 2021, por edhe përafrimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Është gjithashtu e rëndësishme të përmendet fakti se Parlamenti Europian i ka bërë thirrje Greqisë, Qipros dhe vendeve të tjera anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë sa më shpejt, duke e lejuar Kosovën të vazhdojë rrugën e saj europiane.

Gjithashtu ka bërë thirrje edhe eurodeputeti austriak Lukas Mandl, nga Partia Popullore Europiane (EPP), për njohjen e Kosovës.

“Le ta flasim pak se si është gjendja reale në Kosovë. Midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, është vendi ku respektohen rregullat e shtetit të së drejtës, për shembull liria e mendimit”.

Megjithatë, duhet theksuar gjithashtu se zyrtarët e lartë kosovarë, siç kanë thënë për Deutsche Welle-n, vlerësojnë se pavarësisht se Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën, ajo i njeh pasaportat kosovare.”

“Vërtet, nuk është gjithçka bardh e zi, ka nuanca gri”, tha për Deutsche Welle-n eurodeputeti austriak Lucas Mandl.

Edhe nëse pesë shtete anëtare nuk e njohin Kosovën, kjo nuk do të thotë se ata kanë një qëndrim armiqësor ndaj saj. Kam përshtypjen se Greqia dhe Sllovakia deri diku edhe Qiproja dhe Rumania  kanë marrëdhënie të mira. Nga ana tjetër, ka shtete, si Koreja e Jugut, të cilat teorikisht e kanë njohur Kosovën, por nuk kanë marrëdhënie thelbësore.

Por edhe Izraeli e njohu Kosovën dhe mendoj se ky vendim ishte veçanërisht i rëndësishëm, sepse Izraeli është partneri kryesor në Lindjen e Mesme”.

Related Articles