Parlamenti Evropian të martën do të diskutojë për situatën në veri

Parlamenti Evropian të martën do të diskutojë për situatën në veri

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës do të diskutohen të martën në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Eurodeputetët do të diskutojnë për marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit me Komisionin dhe Këshillin, pas situatës së krijuar së fundmi në veri.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, ka dënuar në termat më të ashpër sulmin e grupit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e Parlamentit Evropian thuhet se se në dy raporte të veçanta në maj, deputetët i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimit Evropian dhe të sigurojnë pa vonesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në parimin e njohjes reciproke

Related Articles