Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për shkarkimin e dy ministrave pro-perëndimorë të qeverisë në detyrë të Dritan Abazoviqit.
41 deputetë pro-serbë, në parlamentin prej 81 ulësesh, votuan në orët e vona të 21 tetorit për shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ranko Krivokapiq dhe ministrit të Mbrojtjes, Rashko Konjeviq.
Abazoviq akuzoi dy anëtarët e partisë pro-perëndimore, Partisë Socialdemokrate, se kanë punuar kundër interesave të qeverisë, shkruan Euronews.al
Kampet pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi po tentojnë të shkarkojnë nga detyra presidentin pro-perëndimor, Millo Gjukanoviq, dhe ta dërgojë para gjykatës për pretendimet për korrupsion.