Partia e Drejtësisë mbështet Lutfi Hazirin në balotazh

Partia e Drejtësisë mbështet Lutfi Hazirin në balotazh

Partia e Drejtësisë në Gjilan ka dalur haptas në mbështetje të kandidtatit të LDK-së, Lutfi Haziri, për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë, Partia e Drejtësisë (PD) Dega në Gjilan, kanë marrë vendim që në raund të dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Gjilanit, të mbështesin kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri.

Përmes një deklarate, Kryesia e Partisë së Drejtësisë ka konfirmuar vullnetin e gjithë anëtarësisë së saj për mbështetje të fuqishme për Hazirit, për Kryetar të Komunës së Gjilanit.

“Vota e çdo anëtari të Partisë së Drejtësisë – PD Dega në Gjilan, nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të Lutfi Haziri, i cili me datë 14 Nëntor 2021, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Gjilanit”, kanë deklaruar PD-ja.

Related Articles