Partia minoritare e prish koalicionin qeveritar me Vetëvendosjen

Partia minoritare e prish koalicionin qeveritar me Vetëvendosjen

Partia e Ashkalinjve për Integrim e ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i këtij subjekti politik, Gani Elshani.

Disa këshilltarë dhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani do të largohen nga pozitat e tyre, sipas Elshanit.

“Njoftim : Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim .Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror .Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, ka shkruar ai në Facebook.

Në prill, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin.

Related Articles