Partia në pushtet e Korocisë reagon ashpër pas deklaratës së Millanoviqit për Kosovën

Partia në pushtet e Korocisë reagon ashpër pas deklaratës së Millanoviqit për Kosovën

Pas deklaratës së presidentit kroat, Zoran Millanoviq, në lidhje me Kosovën, një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga partia në pushtet në Kroaci, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ).

Sipas mediave të huaja, kjo parti ka kritikuar ashpër presidentin Millanoviq për deklaratën e tij se “Kosova u mor nga Serbia”.

Ai gjithashtu kishte thënë se Krimea nuk do të jetë më Ukrainë, andaj sipas tij, nuk duhet t’i dërgohen armë, sepse siç ka vlerësuar ai, kjo vetëm do të zgjaste luftën.

Në këtë drejtim, HDZ-ja thotë se nuk është problem për Millanoviçin të turpërohet dhe të debatojë me aleatët e Kroacisë, kur ai duhet të mbrojë presidentin rus Vladimir Putin.

Related Articles