Listat e reja me emra të vjetër – Nga kush do përfaqësohet populli në Kuvend?

Listat e reja me emra të vjetër – Nga kush do përfaqësohet populli në Kuvend?

Listat e reja të partive politike me të cilat do garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit janë publikuar të dielën, shkruan Gazeta Enigma. Këto lista përmledhin emrat e vjetër të ish deputetëve, me shumë pak risi.

Listës së Lëvizjes Vetëvendosje i prin kryeministër në detyrë Albin Kurti. Pas tij renditen Glauk Konjufca, Donika Gërvalla-Schwarz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku e Shqipe Mehmeti-Selimi.

Në listë është edhe Andin Hoti, që mban numrin 11 si dhe ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Po aq risi sa tek VV-ja ka edhe tek PDK. Tek lista e PDK-së në dhjetëshen e parë pas Bedri Hamzës janë edhe Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Besa Kabashi Ramaj, Rrahman Rama, Eman Rrahmani, Sala Jashari dhe Kujtim Gashi. 

Ish kreu i partisë Memli Krasniqi, nuk është pjesë e listës.

Në dhjetëshen e parë të listës së Lidhjes Demorkatike të Kosovës, pas Lumir Abdixhikut janë Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Abdullah Hoti, Anton Quni, Jehona Lushaku-Sadriu, Ferid Agani dhe me numrin 10 djali i presidentit Rugova, Ukë Rugova.

Në listë nuk është përfshirë ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i cili për disa vite ishte pjesë e Kuvendit përmes LDK-së.

Në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në dhjetëshen e parë, pas Ramush Haradinajt, janë renditur Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Gani Dreshaj, Diellza Kukaj dhe Agim Çeku.

Kurse në listën e Nismës e cila garon e vetme janë: Fatmir Limaj, Xhevahire Izmaku, Arbëreshë Krasniqi, Mevludin Krasniqi, Endrit Shala, Albulena Balaj Halimaj, Artan Nimani, Çerkin Dukolli, Jehona Rrafshi Lumi dhe Nexhat Mustafa.

Related Articles