Pas 16 vjetësh në arrati arrestohet njeriu më i afërt i Enver Sekiraqës

Pas 16 vjetësh në arrati arrestohet njeriu më i afërt i Enver Sekiraqës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot, Ilir Abdullahun, bashkëpunëtorin e Enver Sekiraqës, nën dyshime për përfshirje në vrasjen e policit, Triumf Riza.

Demokracia.com mëson se Abdullahu, i cili ka qenë në kërkim nga Policia e Kosovës që 14 vjet, u arrestua sot në Prishtinë.

Ilir Abdullah ka qenë i kërkuar nga Interpoli nën akuzën se ka organizuar vrasjen e policit, Triumf Riza, bashkë me Enver Sekiraqën.

Ai akuzohet sesi grup i organizuar nga Enver Sekiraqa së bashku me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Rrahim Abdullahun, kanë vrarë Triumf Rizën.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg.

Enver Sekiraqa akuzohet se kishte nxitur vrasjen e Triumf Rizës. Për këtë akuzë Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim mirëpo rasti ishte kthyer në rigjykim.

Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

Related Articles