Pas bastisjeve në pronën e Ridvan Muharremit, flet avokati i tij: Klienti im është i pafajshëm

Pas bastisjeve në pronën e Ridvan Muharremit, flet avokati i tij: Klienti im është i pafajshëm

Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit të cilit në mëngjesin e së premtes policia e Kosovës ia ka bastisur pronën dhe një biznes ka thënë sa klienti i tij është i pafajshëm.

Në një deklaratë para mediave, Halimi ka thënë se “ka prova të mjaftueshme për pafajësinë e klientit të tij” duke shtuar se nuk ka ndonjë fletarrest për të.

“Kemi prova te mjaftueshme për pafajsinë e klientit tim. Do të njoftohet opinioni për të gjitha, është i lirë, nuk ka fletarrest për të. Do të ftohet në polici se kemi kërkuar që të ftohet nga organet e drejtësisë. Ai ka qenë brenda në banesë gjatë kohës së bastisjes”, ka thënë Halimi.

Related Articles