Pas dorëheqjes së Latifit, Kurti viziton ShSKUK-në

Pas dorëheqjes së Latifit, Kurti viziton ShSKUK-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur ditën sot me një vizitë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Zyra për media e Kryeministrit ka njoftuar se vizita është paraparë të nis në orën shtatë të mëngjesit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (ShSKUK, ora 7:00)”, thuhej në njoftim.

Kujtojmë se Kurti muaj më parë kishte pritur në takim Bordin e SHSKUK-së ku kishin diskutuar për vështirësitë e sfidat në sistemin shëndetësor.

Kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me Bordin e ShSKUK-së

“Në një takim të gjatë u shqyrtuan këto gjashtë tema kapitale: Ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë, Sistemi Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore, Reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e ShSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor, Raporti i sektorit publik të shëndetësisë, si shërbim e kujdes profesional me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit, Nevoja për Spitalin rajonal të Prishtinës si dhe Raporti i MSh-së dhe ShSKUK-së me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve”, ishte thënë në një njoftim pas këtij takimi.Reklama

Sektori i shëndetësisë së fundmi ka mbetur pa ministër, pas dorëheqjes së Rifat Latifinga kjo pozitë.

Latifi gjatë së enjtes më 6 tetor 2022  i dorëzoi kryeminsitrit Kurti dorëheqjen.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Latifit. 

Related Articles