Pas homazheve për luftëtarin e UÇK-së, Kurti këshillon diasporën që të vijnë me të gjithë familjen për të votuar

Pas homazheve për luftëtarin e UÇK-së, Kurti këshillon diasporën që të vijnë me të gjithë familjen për të votuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkoi për të bërë homazhe pranë varrit të luftëtarit të UÇK-së, Komandantit Ismet Jashari – Kumanova, në përvjetorin e 27-të të rënies së tij heroike.

Megjithatë, ajo çfarë lë për të habitur është se Kurti mblodhi përreth vetes disa të pranishëm që duket se jetojnë në vendet perëndimore, ku i këshillon ata që të vinë për të votuar me të gjithë të afërmit e tyre, e jo “veç nga dy a tre”.

“Bile nëse dikush ju thotë: “Nuk po regjistroheni se duheni me votu atje”, thu “A ka dikush në familjen tënde që s’un vjen?”

Pra që s’mund të vijnë. Sepse në emër të asaj që vijnë tre-katër prej familjes, aty harrojnë që edhe dhjetë të tjerë mbesin pa votu.

Secili duhet me votu për veti. Aty nuk ka përfaqësim në votim. Vallahin ka ardhë baba me votu në emër të familjes.

S’ është e mundshme. A po kuptoni?

Domethënë, duhet secili.

Qitu është një keqkuptim i madh.

Thojnë hajt se vij me t’12-in. Po nuk vijnë krejt!

Pakica vjen me votu. A neve na vyen sa ma shumë me votu. Besomëni.

Edhe në Malishevë, edhe në Lipjan. Në shumicën e Komunave të Kosovës, qitu bohet dallimi.

Prandaj insistoni sa më shumë te farefisi e të njofshmit që i keni me u regjistru para të premtes.

Bile-bile, nuk o mirë me lanë të premten.

Se po bjen sistemi e-Kosova, me mijëra duhen me u regjistru për të njëjtin minutë, edhe s’bohet.” thotë Kurti.

Related Articles