Pas Merdarës, serbët bllokojnë edhe rrugën drejt Jarinjes

Pas Merdarës, serbët bllokojnë edhe rrugën drejt Jarinjes

Qytetarë serbë kanë bllokuar para pak çastesh edhe rrugën që çon drejt pikës kufitare të Jarinjes, nga ana e Serbisë.

Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMF).

“Ju njoftojmë se sipas informatave nga disa qytetarë, magjistralja në Rashkë në drejtim të Jarinjes është e bllokuar nga disa qytetarë serbë si dhe është vërejtur më herët se qarkullimi i automjeteve në hyrje të RKS është shumë i vogël”, ka thënë QKMF

Kjo qendër tha se për çdo risi, qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë.

Më herët, nga QKMF u tha se edhe rruga që çon drejt pikës kufitare të Merdarës, është bllokuar nga ana e Serbisë.

Related Articles