Qeveria e Kosovës me vota unanime ka miratuar Programin Qeverisë së Kosovës për vitin 2021-2025, raporton Gazeta “Enigma”.
Një hap i tillë u morr pas një muaji prej kur Qeveria “Kurti” mori mandatin qeverisës.
Teksa e paraqiti planin qeverisës, ndër të tjera kryeministri, Albin Kurti u zotua për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, anëtarësimin në organizata të ndryshme botërore etj.
Ai po ashtu u zotua edhe për dialog të barabartë me Serbinë, si për përafrim me Shqipërinë. “Do të jemi të aftë për mbrojtjen e sovranitetit të vendit, do të punojmë me llogaridhënie të vazhdueshme, ndershmëri, e transparencë radikale, integritet personal, si disa nga vlerat e qeverisë sonë”, tha Kurti ndër të tjera.
/Gazeta Enigma/.