Drilon Hazrollaj e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës.
Ky çmim për xhiron e 2-të të Albi Mall Superligës i ka takuar sulmuesit anësor të KF Malisheva, Drilon Hazrollaj, njofton FFK.
Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Berat Berisha, Isuf Llumnica dhe Rifat Nasufi, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë sulmuesit anësor të skuadrës malishevase, pasi në ndeshjen kundër Fushë Kosovës ai pati një paraqitje briliante, duke shënuar 3 gola dhe duke asistuar në një tjetër gol.
Hat-Tricku i Hazrollajt është i pari në këtë kampionat, ndërsa me këtë fitore FC Malisheva arkëtojë 3 pikë të reja duke qenë, pas dy xhirove, lidere në Albi Mall Superligë edicioni 2023/24.