Pas rezultatit në Dragash, reagon kandidati i PDK-së për kryetar

Pas rezultatit në Dragash, reagon kandidati i PDK-së për kryetar

Kandidati i PDK-së për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani ka pranuar rezultatin zgjedhor në këtë komunë pas numërimit të votave me postë. Ai ka uruar kundërkandidatin e tij nga LDK, Bexhet Xheladini për fitoren.



“Dje u numëruan fletëvotimet e ardhura me postë nga ana e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në mërgatë dhe përfundimisht u rivendos rezultati i zgjedhjeve për kryetar të komunës.Si të tillë, këtë rezultat e pranojmë, duke e respektuar kështu, vullnetin e shumicës së qytetarëve si themel i demokracisë, i cili nxjerr fitues kundërkandidatin tim z. Xheladini, të cilin e uroj për zgjedhjen në krye të komunës për mandatin e ri”, ka shkruar Shabani.

Pas numërimit të votave me postë, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini ka marrë 470 vota, dukshëm më shumë se kandidati i PDK-së Shaban Shabani. Ky i fundit ka marrë 173 vota./Gazeta Enigma/

Related Articles