Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka treguar për takimin që pati sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
LEXO EDHE: Lajçak në takim me Bislimin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
Megjithatë, Bislimi përmes një statusi në Twitter shkruajti për mundësitë e Kosovës për statusin e kandidatit në BE.
”Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë ndër prioritetet dhe angazhimet tona kryesore, në përputhje me vlerat dhe agjendën e BE-së. Ata na tregojnë një tregues të vërtetë për gatishmërinë që #QoK po arrin shpejt statusin e kandidatit me një perspektivë të qartë drejt Flamurit të Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai, derisa këtë e ndërlidhi me një tjetër cicërimë të tij duke komentuar arritjet e Kosovës në çështjen e luftës ndaj korrupsionit.
”Faleminderit për mbështetjen Gjermanisë, Francës, Bashkimit Europian, partnerë dhe institucione, në arritjen tonë në luftën kundër korrupsionit”, shkruan Bislimi. /Gazeta Enigma/.