Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin slloven, Borut Pahor, raporton Gazeta Enigma.
Pas takimit, të dy presidentët janë deklaruar për media duke bërë të ditur se çfarë u diskutuar gjatë kësaj mbledhje.
Ndër, të tjera Osmani bëri të ditur se gjatë takimit kanë biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Liberalizimi i vizave është vonuar shumë dhe kjo e dëmton kredibilitetin e Bashkimit Evropian. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më shpejtë”, tha ndër të tjera ajo.
Osmani paraprakisht shprehu mirënjohjen për Slloveninë dhe mbështetjen që ky shtet e ka dhënë për Kosovën përgjatë viteve.
“Një pjesë e aktivitetit politik të lëvizjes dhe përpjekjeve tona për pavarësi janë zhvilluar pikërisht në Slloveni”, tha Osmani
Për dialogun me Serbinë, presidentja Osmani tha se kanë vërejtur se Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje, por do që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.
“Republika e Kosovës është pala konstruktive në këtë proces”, tha Osmani, duke theksuar njohjen reciproke që tha se duhet të jetë në qendër të këtij procesi, dhe për këtë e citoi edhe letrën nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.