Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të martën ka njoftuar se ta do ta mbledhë kryesinë e partisë, raporton Gazeta Enigma.
Me anëtarët e kryesisë, Abdixhiku do të diskutojë rreth rezultatit që ka arritur LDK në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Pos kësaj, aty do të diskutohen edhe tema tjera me rëndësi, në mes tjerash edhe drejtimi që do të marrë kjo parti pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.
Kjo mbledhje pritet të nisë nga ora 14:00 dhe mbahet në selinë qendrore të këtij subjekti politik.