Pasi PZAP-ja e hodhi poshtë moscertifikimin e Listës Serbe, KQZ pret afatin ligjor për ankesa

Pasi PZAP-ja e hodhi poshtë moscertifikimin e Listës Serbe, KQZ pret afatin ligjor për ankesa



Pasi KQZ-ja nuk e certifikoi Listën Serbe, ishte Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili e hodhi poshtë këtë vendim, shkruan Gazeta Enigma.

PZAP të mërkurën ka miratuar ankesën e Listës Serbe, derisa ka urdhëruar KQZ-në që t’i certifikoj kandidatët e këtij subjekti për zgjedhjet e parlamentare.

Në vendimin e publikuar nga PZAP-ja, thuhet se njoftimi i KQZ-së për moscertifikimin është anuluar, duke u argumentuar se Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregullat përkatëse të KQZ-së.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka folur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Gazetën Enigma ka bërë të ditur se KQZ do pres përfundimin e procedurave ligjore.

“Në vendimin e PZAP-it ka këshillë juridike, sipas së cilës lejohet ankesa kundër tij në Gjykatën Supreme, brenda 48 orëve nga momenti i marrjes së vendimit. Andaj, KQZ, para caktimit të kësaj çështje për në rend dite, do të presë përfundimin e procedurave ligjore”, ka thënë Elezi. / Gazeta Enigma.

Related Articles