“Pasivizimi i adresave po bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të qytetarëve shqipëtar në Luginë”

“Pasivizimi i adresave po bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të qytetarëve shqipëtar në Luginë”

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi ka folur në lidhje me pasivizimin e adresave për shqiptarët në Luginën e Preshevës.



Ai tha se kjo po bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të qytetarëve shqipëtar në Luginë.

“Pasivizimi i adresave ka për qëllim zvogëlimin e numrit të qytetarëve shqipëtar në Luginën e Preshevës, për shkak të kontekstit politik në raport me dialogun Kosovë – Serbi dhe për shkak të serbëve në Kosovë, pra kërkesa e vazhdueshme e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të drejtat që i akordohen komunitetit serb në Kosovë, t’i akordohen edhe komunitetit shqiptar dhe krijimi i një realiteti të ri, sa i përketë numrit të banorëve shqiptar në Luginë të Preshevës, nga Qeveria e Serbisë”, u shpreh ai.

Mustafi tha se kjo është dëshmuar në disa raporte ndërkombëtare.

“Kjo është dëshmuar në disa raporte ndërkombëtare, përfshi këtu edhe raportin e komutetit të Helsinkit që e tërë kjo ndërmarrja e Qeverisë së Republikës së Serbisë ka edhe një histori paraprake, ngase të gjithë banorët që na viti 1999 të cilët janë dëbuar dhe nuk u është krijuar hapësirë, e kushte për t’u kthyer, e më pas kanë mbetur pa dokumente edhe të Kosovës edhe të Serbisë dhe njëkohësisht targeti i parë janë ata dhe targeti I dytë janë të gjithë ata që në një moment të caktuar nuk janë nëpër shtëpitë e tyre”, tha ai.

Tutje ai ka sqaruar edhe atë se çka nënkupton të jesh banor rezident.

“Ajo që dua të theksoi është se me Konventen e Mastrihit është e definuar që në vitit 92 se çka nënkupton banor resident dhe kjo nënkupton që një qytetar i cili kryen veprimtarinë e tij socio-ekonomike brenda një viti në një hapësirë të caktuar, ai është banor i asaj hapsire”, tha tutje ai për Klankosova, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Related Articles