PDK e çoi në Kushtetuese, Gjykata i jep të drejtë Qeverisë për Ligjin për investime të qëndrueshme

PDK e çoi në Kushtetuese, Gjykata i jep të drejtë Qeverisë për Ligjin për investime të qëndrueshme

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Qeverisë për Ligjin për investime të qëndrueshme, pas shqyrtimit të kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës për vlerësim.

Sipas publikimit të enjten, Kushtetuesja nuk ka gjetur shkelje në nenet 21, 35, 52 dhe 53, të cilat janë kontestuar nga deputetët e PDK-së.

Ligji për investimet të qëndrueshme i dërgohet presidentes Vjosa Osmani për shpallje.

“Gjykata, ka vendosur që (i) njëzëri, të deklarojë kërkesën e pranueshme; dhe (ii) të konstatojë, njëzëri, që nenet 21 (Këshilli), 35 (Përzgjedhja e veçantë e investitorit), 52 (Dispozitat kalimtare) dhe 53 (Shfuqizimi) të Ligjit nr.08/L-209 për Investime të Qëndrueshme, nuk janë në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat], paragrafët 1 dhe 2 të nenit 119 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 2 të nenit 122 [Përdorimi i Pasurisë dhe Burimeve Natyrore] të Kushtetutës; dhe (iii) njëzëri, të shpallë që, në bazë të nenit 43 (Afati) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Ligji nr.08/L-209 për Investime të Qëndrueshme, i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Më 19 tetor 2023, Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë Ligjin për investime të qëndrueshme. Në fillim të nëntorit, deputetët e PDK-së e çuan në Kushtetuese.

Të mërkurën, Kushtetuesja s’gjeti shkelje as në Ligjin për pagën minimale. Por e rrëzoi Ligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë.

Related Articles