PDK e VV arrijnë marrëveshje në Fushë Kosovë

PDK e VV arrijnë marrëveshje në Fushë Kosovë

Fushë-Kosova do të votojë edhe një herë të dielën në balotazh.

Në këtë komunë do të përballen Enver Bajqinca i Vetëvendosjes dhe Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kandidati i VV-së, Bajqinca i cili doli i dytë në raundin e parë ka thënë se në parim janë pajtuar që të ketë mbështetje jo vetëm nga PDK por edhe partitë tjera.

“Marrëveshje në parim kemi pasur prej fillimit me partitë që kemi qenë në opozitë (PDK e të tjerat) që kushdo që shkon në balotazh ta përkrahim atë parti”, ka thënë Bajqinca për Front Online.

Bajqinca më tutje është shprehur se mirëpresin mbështetjen e partive tjera për të larguar qeverisjen 20 vjeçare të LDK-së.

“Tash normalisht që e mirëpres çdo përkrahje që vjen nga partitë e tjera qe të e largojë qeverisjen 20 vjeçare të LDK-së“, ka  thënë ai. /Gazeta Enigma.

Related Articles