Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në një konferencë për medie tha se rishikimi i buxhetit nuk i plotësojn nevojat e qytetarëve dhe nuk parasheh një rimëkëmbje ekonomike, raporton Gazeta Enigma.
Deliu-Kodra tha se me rishikim të buxhetit partia në pushtet po diskriminon komunat ne të cilat nuk qeverisë VV-ja.
“Ne kemi shpreh shqetësim në lidhje me rishikimin e buxhetit i cili nuk i adreson interesat dhe shqetesimet e qytetarëve të Kosovës, madje nuk i adreson as ato pika të cilat janë paraparë në programin qeverisës të partisë në pushtet dhe nuk ka ndonjë plan të qartë për shqyrtimin e rimëkëmbjes ekomonike të vendit”, tha Deliu-Kodra.
Tutje, deputetja theksoi se gjatë rishikimit të buxhetit, pushteti nuk ka ofruar bashkëpunim në mënyrë që të adresohen qartë këto kërkesa, derisa theksoi se e kanë pare një tendencë për diskrimin të komunave që do të thotë ku nuk qeverisë LVV-ja, që sipas saj ky buxhet orientohet për fushatën e zgjedhjeve lokale e cila pritet të mbahet në tetor.
Madje, deputetja tha se kanë pare edhe keqpërdorim të parasë publike, si rasti I tiketave ngjitëse në vetura dhe qindra mijëra euro të taksa paguesve të Kosovës, sipas saj po shkojnë në të preferuarit e partisë që në pushtet në pushtet.
“Sot qeveria ndau 50 milionë euro për zyrtarët politik të saj, dhe 73 milionë më pak për qytetarët mashtrimi nuk është ndryshe. “PDK si rezultat i këtyre shqetësimeve për shkak të faktit se qeveria ndan mjete për luksin e saj ne si PDK nuk do të marrim pjesë në seancën për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.
Ndryshe, Deliu në emër të PDK ju ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre në aksidentin në Kroaci.