Nga Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan, kanë kërkuar votën e qytetarëve gjilanas për kandidaten e tyre për të paren e kësaj komune, Leonora Morina-Bunjaku.
Komunikata e plotë:
Të nderuar themelues, anëtarë, aktivistë, struktura të degës e nëndegëve, njerëz të përkushtuar të Shtabit Zgjedhor, kandidatë për Anëtarë të Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së, ftoni këdo që njihni dhe nuk e njihni, të bashkohen për Gjilanin, për ta ndryshuar dhe transformuar komunën tonë, me në krye Leonora Morina-Bunjakun!
Ta votojmë kandidaten për Kryetare të Komunës, ta votojmë numrin 177, ta votojmë Leonorën!
Të bëjmë maksimumin jo vetëm para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve lokale të së dieles, por të jemi të vëmendshëm edhe në mbrojtjen e votës së fundit.
Falënderimet janë për të gjithë të angazhuarit në rrugëtimin e Leonorës, për një fushatë shumë aktive, me program konkret qeverisës për çdo fushë dhe me takime të panumërta me qytetarë, biznese dhe struktura.
Drejt befasisë së madhe që po na pret më 17 tetor 2021, të jemi të gjithë bashkë!
Të punojmë deri në çastin e fundit!
Me Leonorën në krye të Komunës së Gjilanit! Votoni numrin 177…!
Partia Demokratike e Kosovës-Gjilan
Hapësirë e sponsorizuar