Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, në diten e fundit të fushatës zgjedhore, së bashku me kandidaten për kryetare të kësaj komune. Leonora Morina-Bunjaki, kanë ndezur qirinjë në nderim të familjarëve që humbën të dashurit e tyre nga COVID-19.
Komunikata e plotë:
Sot ndezëm qirinjtë te Teatri i Qytetit në nderim për të gjithë familjarët që humbën më të dashurit e tyre nga beteja me COVID-19.
Bashkëndjejmë me të gjitha familjet që janë prekur nga ky virus famëkeq dhe urojmë që kjo situatë mos të përsëritet më.
Një falënderim për angazhimin e jashtëzakonshëm edhe për profesionistët shëndetësor që janë në front ndaj luftës së kësaj pandemie që ka troditur tërë botën.
Partia Demokratike e Kosovës- Gjilan