Peci: Janë ndarë 2.42 milionë euro investime në sistem të ujitjes për shtatë Komuna në tërë Kosovën

Peci: Janë ndarë 2.42 milionë euro investime në sistem të ujitjes për shtatë Komuna në tërë Kosovën

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se janë ndarë 2.42 milionë euro investime në sistem të ujitjes për shtatë Komuna në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Peci shkruan se komuna e Mitrovicës, Istogut, Shtimes, Klinës, Kamenicës, Junikut dhe Deçanit kanë përfituar nga ky buxhet.

POSTIMI I PLOTË:

2.42 milionë euro investime në sistem të ujitjes për shtatë Komuna në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

????????Komunat të cilat kanë përfituar nga ky buxhet i destinuar për investime në sistem të ujitjes janë: Komuna e Mitrovicës, Komuna e Istogut, Komuna e Shtimes, Komuna e Klinës, Komuna e Kamenicës, Komuna e Junikut dhe Komuna e Decanit.

Poashtu, me kryetarët respektivë z.Ilir Ferati, z. Qemajl Aliu, z. Zenun Elezaj, z. Kadri Rahimaj, z. Ruzhdi Shehu, z. Bashkim Ramosaj dhe nënkryetarin Arian Tahiri; nënshkruam Memorandume Bashkëpunimi me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së implementimit të projekteve konkrete.

Pas shkresës përmes së cilës iu jemi drejtuar të gjitha Komunave dhe Drejtorive respektive për Bujqësi në tërë territorin e Republikës së Kosovës me datë 29.04.2022, deri me datë 31.05.2022 në adresë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë arritur 15 projekte të sistemeve të ujitjes nga 15 komuna të Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të afatit për përcjelljen e projekteve potenciale për ndërtimin, zgjerimin apo rehabilitimin e sistemeve të ujitjes në komunat e Kosovës, kemi formuar komisionin i cili ka patur për detyrë ta bëjë vlerësimin dhe përzgjedhjen e projekteve ndërsa nga 15 projektet e pranuara, 8 prej tyre i kanë plotësuar kriteret e kërkuara përmes shkresës së datës 29.04.2022 drejtuar Komunave dhe Drejtorive përkatëse të Bujqësisë.

Ujitja, bazë e zhvillimit të bujqësisë!

Related Articles