Pejë, arrestohet një burrë pasi sulmoi seksualisht të miturën

Pejë, arrestohet një burrë pasi sulmoi seksualisht të miturën

Një burrë nga Peja është arrestuar pasi kishte sulmuar seksualisht një të mitur, shkruan Gazeta Enigma.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se me vendin të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ky rast ka ndodhur më 7 shkurt rreth orës 18:40.

“SULM SEKSUAL Pejë 07.02.2022 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  për shkak se e kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./GazetaEnigma/

Related Articles