Pejë: Arrestohet qytetari pasi kultivoi bimë narkotike në shtëpinë e tij

Pejë: Arrestohet qytetari pasi kultivoi bimë narkotike në shtëpinë e tij


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar pasi që të njëjti gjatë hetimeve dhe kontrollit të shtëpisë së tij ku banon janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, Hashash në sasi të vogla, disa bimë dhe fara të kanabisit, pajisje për përpunimin e narkotikëve, raporton Gazeta “Enigma”.

Në mesin e gjësendeve të konfiskuara atij i janë gjetur edhe  dy fishekë, një telefon dhe para të gatshme 120 euro.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Enigma.

Related Articles