Pejë, e mori veturën pa lejën e pronarit, i mituri e voziti i dehur

Pejë, e mori veturën pa lejën e pronarit, i mituri e voziti i dehur

Një i mitur është arrestuar në Pejë pasi mori një veturë pa lejen e pronarit të cilën e voziti i dehur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në lidhje me rastin, prokurori e ka dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i mitur pasi që është hasur duke drejtuar veturën me targa vendore, pronë e viktimës mashkull kosovar. I dyshuari veturën e ka marrë pa pëlqimin e viktimës dhe gjatë ngasjes së veturës ka qenë nën ndikimin e alkoolit me 0.92 promil. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Related Articles