Plagosi një burrë në të dyja këmbët, arrestohet vushtrriasi

Plagosi një burrë në të dyja këmbët, arrestohet vushtrriasi

Një burrë ka plagosur në të dyja këmbët një person në Vushtrri, shkruan Gazeta Enigma.

Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë e më pas është dërguar në QKUK nga ku është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull  kosovar duke e plagosur në të dy këmbët. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast. Gjithashtu një predhë e plumbit ka rënë në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares pasoja në njerëz nuk ka pasur. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrie e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë nga ku është liruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit.

Related Articles