Një fermer në fshatin Baran të Pejës ka raportuar se i janë vjedhur tri lopë në stallën e tij, nga persona të panjohur gjatë natës të së shtunës.
Sipas fermerit, vlera e lopëve të vjedhura është rreth 3,500 euro.
Hajnat më pas bashkë me lopët kanë ikur në drejtim të panjohur.
Policia njoftoi se rasti është në procedurë hetimore.