Pejë: Zjarr në një ‘Rent a Car’, digjen tri vetura në vlerë rreth 50 mijë euro

Pejë: Zjarr në një ‘Rent a Car’, digjen tri vetura në vlerë rreth 50 mijë euro

Në një ‘Rent a Car’ në Pejë mëngjesin e sotëm ka ndodhur një incident zjarri, ku tri vetura janë kapluar nga flakët në rrethana akoma të paqarta.

Rasti është denoncuar në Polici, por akoma nuk ka persona të dyshuar.

Siç merr vesh Sinjali, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 50 mijë euro, pasi janë djegur tri automjeteve, të tipave të ndryshme.

Pronari i sallonit ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve që janë kryer, Policia ka nisur mbledhjen e informacioneve për hetimin e incidentit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të sigurohet prezenca e personave të përfshirë në rast.

Related Articles