Sonte luhet ndeshja Republika Çeke – Portugalia, e cila pritet të jetë historike për dy lojtarë të kësaj të fundit.
Bëhet fjalë për Pepen dhe Cristiano Ronaldon, të cilët pritet të hyjnë në histori të Kampionateve Europiane.
Nëse dyshja në fjalë luajnë sonte në takimin ndaj Çekisë, atëherë të dy do të hyjnë në top pesëshën e lojtarëve më të vjetër që kanë luajtur në një Kampionat Europian.
Pepe do të printe listën me 41 vjet e 113 ditë, ndërsa Ronaldo do të pozicionohej i treti si më i vjetri që luan në “EURO”, me 39 vjet e 134 ditë.
Kjo do të nënkuptonte se Pepe do të thyente rekordin e portierit hungarez, Gabor Kiraly, i cili në “EURO 2016” thyente rekordin që mbahej për 16 vite nga Lothar Matthaus.
Top pesëshen e përditësuar të lojtarëve më të vjetër të Kampionateve Europiane (në rast se Pepe e Ronaldo luajnë) e mbyll Morten Olsen i Danimarkës me 38 vjet e 308 ditë.
Ndërkohë, kjo është lista aktuale me 10 lojtarët më të vjetër që kanë luajtur në “EURO”, pa u zhvilluar ende ndeshja Çeki – Portugali:
- Gábor Király (Hungari vs Belgjikë më 26 qershor 2016) – 40 vjet, 86 ditë
- Lothar Matthäus (Gjermani vs Portugali më 20 qershor 2000) – 39 vjet, 91 ditë
- Morten Olsen (Danimarkë vs Itali më 17 qershor 1988) – 38 vjet, 308 ditë
- Luka Modrić (Kroaci vs Spanjë më 15 qershor 2024) – 38 vjet, 280 ditë
- Maarten Stekelenburg (Holandë vs Republika Çeke më 27 qershor 2021) – 38 vjet, 278 ditë
- Peter Shilton (Angli vs Holandë më 15 qershor 1988) – 38 vjet, 271 ditë
- Ivica Vastic (Austri vs Poloni më 12 qershor 2008) – 38 vjet, 257 ditë
- Jens Lehmann (Gjermani vs Spanjë më 29 qershor 2008) – 38 vjet, 232 ditë
- Gianluigi Buffon (Itali vs Gjermani më 2 korrik 2016) – 38 vjet, 156 ditë
- Pepe (Portugali vs Belgium më 27 qershor 2021) – 38 vjet, 121 ditë/